Ndërlidhjet

Kosova hap konsullatë në Ajoa të SHBA-së


Ilustrim
Ilustrim

Në Ajoa të Shteteve të Bashkuara do të hapet sot konsullata e Republikës së Kosovës, zyra e parë e huaj diplomatike në historinë e këtij shteti.

Ministria e Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate për media, bën të ditur se zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, do të përfaqësojë shtetin kosovar në hapjen e konsullatës së Kosovës në qytetin Des Moines në Ajoa.

Bëhet e ditur se në ceremoninë e hapjes pritet të jenë të pranishëm mbi njëqind personalitete nga komuniteti i biznesit dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

“Kjo zyrë, përmes shumëllojshmërisë së shërbimeve që pritet të ofrojë, do të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ajoas, duke ofruar mundësi për partneritete më të ngushta, por edhe në promovimin e tyre në ekonomi dhe në turizëm”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

XS
SM
MD
LG