Ndërlidhjet

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga uria në qytetin e rrethuar sirian Madaja, që nga dita kur konvoji i parë me ndihma nga OKB ka arritur në fillim të këtij muaji.

Organizata humanitare, Mjekët pa Kufij, thotë se pos të vdekurve, 33 persona të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë.

Brice de la Vigne, drejtor në organizatën Mjekët pa Kufij, tha se “situata është e papranueshme” teksa njkerëzit “ do të duhet të evakuoheshin javë më parë”.

Mjekët pa Kufij kanë njoftuar se vetëm vitin e kaluar, nga uria në qytetin Madaja kanë vdekur 30 persona.

Në fillim të muajit janar, dy konvoje të ushqimit emergjent janë dërguar në Madaja, vend ku besohet se rreth 40 mijë njerëz janë të bllokuar dhe jetojnnë në kushte të tmerrshme.

XS
SM
MD
LG