Ndërlidhjet

Kryeprokurori i kërkon qeverisë të mos përzihet në rastin “stenta”


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës konsideron se prononcimi i institucioneve ekzekutive (Qeverisë) lidhur më ecurinë e hetimeve për rastin e quajtur “stenta” dhe tendenca për të ndikuar në procedurë përmes kërkesës që rasti të mbyllet sa më shpejt, nuk është në përputhje më pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor, si pushtet i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Hetimet që Prokuroria e Shtetit po zhvillon ndaj disa mjekëve, kryesisht kardialogë, kanë bërë që këta të fundit të futen në grevë që nga e enjtja.

Prokuroria, përmes komunikatës, sqaron se afati i hetimeve sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës është 2 vite nga fillimi i hetimit paraprak dhe zhvillimi i hetimeve në rastin “stenta” është brenda këtij afati.

“Edhe pas kalimit të këtij afati gjyqtari i procedurës paraprake mund të autorizojë një vazhdim deri në 6 muaj të hetimit, në rastet kur hetimi penal është i ndërlikuar, përfshirë, por pa u kufizuar kur ka katër apo më shumë të pandehur, janë identifikuar disa të dëmtuar, është bërë kërkesa për ndihmë juridike ndërkombëtare, apo ekzistojnë rrethana tjera të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatë.

Njëherazi, Kryeprokurori i Shtetit ka reaguar edhe në lidhjem e publikimin e disa emrave që thuhet se po hetohen, duke thënë se kjo listë nuk ka dalë nga Prokuroria.

Greva e kardilogëve ka pasuar publikimin e nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Shtetit me dyshimin se janë rekomanduar pacientët të shkojnë në spitale private, për vendosjen e stentave. Gjithashtu mjekët akuzohen për mitmarrje dhe invasion fiskal.

XS
SM
MD
LG