Ndërlidhjet

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore turke


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se e ka thirrur ambasadorin rus pasi një aeroplan i Rusisë e ka shkelur hapësirën ajrore turke më 29 janar.

Ministria turke, përmes një deklarate të lëshuar sot, tha se aeroplani rus SU-34 ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë, pavarësisht disa paralajmërimeve në gjuhën ruse dhe atë angleze.

Ankaraja, sipas komunikatës, e ka thirrur të dërguarin rus në Turqi për të protestuar me forcë kundër këtij akti nga Rusia dhe për ta dënuar atë.

Ministria turke e ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të tensioneve midis të dyja vendeve dhe ka paralajmëruar se Rusia është përgjegjëse për çdo pasojë “të tmerrshme”.

Turqia e ka rrëzuar në nëntor një aeroplan ushtarak rus, një incident që i ka tensionuar raportet mes të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG