Ndërlidhjet

Spanjë: Ish-shefi i FMN-së akuzohet për keqpërdorim


Rodrigo Rato

Rodrigo Rato

Një gjykatë në Madrid ka njoftuar se ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rodrigo Rato, do të paraqitet në një proces, i akuzuar se i ka keqpërdorë fondet kur ishte shef i një banke në Spanjë.

Rato është njëri nga 66 njerëzit e akuzuar në një skandal financiar, ku ka dyshime se ekzekutivët dhe anëtarët e bordit në Caja Madrid dhe Bankia i kanë shpenzuar afro 12 milionë euro për vetveten në periudhën 2003 – 2012.

Ky grup bankar afër shkatërrimit kishte ndikuar që sektori financiar i Spanjës ishte ndihmuar me hua nga Bashkimi Evropian.

Rodrigo Rato ishte shef i Fondit Monetar Ndërkombëtar prej qershorit të vitit 2004 e deri në nëntor të vitit 2007.

Ai ishte edhe ministër i ekonomisë dhe zëvendëskryeministër i Spanjës.

XS
SM
MD
LG