Ndërlidhjet

Qeveria franceze kërkon zgjatjen e gjendjës së jashtëzakonshme


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Francës ka bërë thirrje sot që të zgjatet edhe për tre muaj gjendja e jashtëzakonshme, që është shpallur në vend që nga sulmet vdekjeprurëse të 13 nëntorit të vitit të kaluar, ku kanë mbetur të vdekur 130 persona.

Masa e cila është propozuar sot, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar, kërkon miratimin e parlamentit.

Gjendja e jashtëzakonshme, që nga shpallja në nëntor, është zgjatur njëherë dhe e njëjta është paraparë që të përfundojë më 26 shurt.

Masa zgjeron kompetencat e policisë për të kryer arrestime dhe bastisje si dhe për të ndaluar lëvizjen e përsonave dhe të automjeteve në kohë dhe vende të caktuara.

Përmes një deklarate për media presidenti, Francois Hollande, është e nevojshme për tu përballur me “kërcënimet terroriste”.

XS
SM
MD
LG