Ndërlidhjet

Afganistani kërkon ndihmën e bizneseve indiane


Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah
Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, iu ka bërë thirrje bizneseve indiane që të investojnë në vendin e tij të shkatërruar nga lufta, duke përfshirë edhe ndërtimin e një korridori të tregëtisë të propozuar, që përmes Afganistanit të lidhe Indinë me Iranin dhe Azinë Qendrore.

Gjatë takimit me grupet e industrisë në Nju Delhi, Abdullah ka thënë se “një vullnet i mirë e i përbashkët ekziston” midis popujve të Indisë dhe Afganistanit, dhe ky vullnet, sipas tij “duhet të kthehet në marrdhënie reciprokisht të dobishme”.

Abdullah ka shfaqur shpresën për lidhjen e marrëveshjes së propozuar për korridorin Afganistan-Iran-Indi dhe ka thënë se një i tillë shpreson që do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Ai tha se porti i Iranit, Chabahar, mund të jetë rrugë për energji dhe tregëti të reja jo vetëm në Afganistan por në tërë Azinë Qendrore.

Në këtë projekt është bërë shumë pak që nga maji i vitit 2015, kohë në të cilën India e kishte nënshkruar me Iranin memorandumin multi-milionësh për zhvillimin e portit.

XS
SM
MD
LG