Ndërlidhjet

Maqedonia ngre edhe një gardh në kufi me Greqinë


Kufiri Maqedoni-Greqi

Kufiri Maqedoni-Greqi

Maqedonia ka nisur ndërtimin e një gardhi të ri me tela, paralel me një tjetër, në kufi me Greqinë, për ta bërë më të vështirë për migrantët që të hyjnë në territorin e saj.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm migrantët nga Siria, Afganistani dhe Iraku janë lejuar të hyjnë në Maqedoni, në rrugën e tyre drejt vendeve të Evropës perëndimore.

“Ideja është që t’iu dërgohet mesazh migrantëve me gardh të dyfishtë, që të heqin dorë nga kalimi ilegal i kufirit”, ka thënë një zyrtar i lartë i ushtrisë së Maqedonisë për agjencinë AFP.

Mbi 68,000 migrantë kanë hyrë në Maqedoni që nga fillimi i këtij viti, ndërsa policia ka ndaluar rreth 4,000 njerëz që kanë bërë përpjekje të hyjnë ilegalisht.

Vitin e kaluar, Evropa ka parë krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi një milion njerëz kanë kërkuar azil vetëm në Gjermani.

XS
SM
MD
LG