Ndërlidhjet

Rusia: SHBA po provokon garë armatimi në Gadishullin Korean


Pak ditë më parë, Koreja e Veirut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Pak ditë më parë, Koreja e Veirut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Moska ka paralajmëruar se vendosja e një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes raketore nga Shtetet e Bashkuara në Korenë e Jugut “mund të provokojë garë armatimi” në rajon dhe të komplikojë zgjidhjen e problemit bërthamor në Gadishullin Korean.

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar Uashingtonin se përdor provat bërthamore dhe raketore të Phenjanit si pretekst për të zgjeruar sistemin e tij të mbrojtjes raketore.

Kina po ashtu ka thënë se vendoja e një sistemi të tillë në Korenë e Jugut do të minonte stabilitetin rajonal.

Pak ditë më parë, Koreja e Veirut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi për të cilën ka thënë se ka bartur një satelit.

Ky veprim ka rritur frikën për aftësitë e saj bërthamore.

Zyrtarë amerikanë dhe ekspertë të mbrojtjes raketore kanë thënë se lansimi i fundit i raketës nga Koreva e Veriut mund të çojë në ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes raketore në Azi.

XS
SM
MD
LG