Ndërlidhjet

Dy sulmuese vetëvrasëse vrasin 58 persona në Nigeri


Ilustrim

Ilustrim

Dy femra kamikaze i kanë shpërthyer eksplozivët e tyre në një kamp refugjatësh në verilindje të Nigerisë, duke lënë të vdekur së paku 58 persona.

Zyrtarët nigerianë kanë njoftuar të mërkurën se një kamikaze e tretë ka refuzuar që t'i shpërthej eksplozivët, pasi e ka kuptuar se në të njëjtin kamp janë edhe prindërit, motrat dhe vëllezërit e saj.

Ajo është arrestuar dhe iu ka dhënë zyrtarëve informacione në lidhje me sulmet tjera që ishin planifikuar. Zyrtarët thonë se ajo iu ka ndihmuar që të rritet siguria në kamp.

Rreth 78 persona, sipas zyrtarëve, janë duke u shëruar nga plagët e marra si rezultat i shpërthimeve në një kamp me rreth 50 mijë refugjatë, që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të kryengritjes islamike të grupit militant Boko Haram.

Rreth 50 pjesëtarë të sigurisë, menjëherë pas sulmeve janë vendosur në Dikwa, vend ku ka ndodhur krimi, që gjendet më shumë se 50 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Bornos, Maiduguri.

Tash e gjashhtë vite që kur ka nisur kryengritja e Boko Haramit, më shumë se 20 mijë persona janë vrarë ndërsa rreth 2.5 milionë të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Që kur trupat nga Nigeria, Çadi dhe Kameruni, gjatë vitit të kaluar i kanë larguar militantët nga disa fshatëra ku ata e kishin shpallur kalifatin islamik, militantët kanë sulmuar objekte ku ka shumë njerëz, si xhami apo edhe sheshe.

XS
SM
MD
LG