Ndërlidhjet

Shënohet 37 vjetori i revolucionit islamik iranian


Ilustrim

Ilustrim

Iranianët sot i kanë nisur festimet në shënim të 37 vjetorit të revolucionit islamik.

Tubimet e sotme po mbahen në Teheran dhe në qytetet te tjera të vendit, ku demonstruesit po brohorasin dhe po mbajnë parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Louis Farrakhan, udhëheqësi kontravers i lëvizjes islame me bazë në SHBA, thuhet se do ta mbajë një fjalim para masës në Teheran pas një fjalimit që pritet ta mbaj presidenti iranian, Hassan Rohani.

Tridhjetë e shtatë vjet më parë, monarkia e Shah Mohammad Reza Pahlavi që e kishte mbështetjen amerikane, u përmbys dhe u zëvendësua nga një qeveri e udhëhequr nga Ayatollah Ruhollah Khomeini, klerik islamik.

Më 11 shkurt 1979, forcat revolucionare dhe trupat rebele morën kontrollin në Iran, duke hapur rrugën për pushtetin e Khomeinit.

Festimet në këtë vit pasojnë zbatimin në janar të marrëveshjes bërthamore historike me fuqitë botërore.

Sanksionet ndërkombëtare ekonomike kundër Teheranit janë hequr bazuar në marrëveshjen e korrikut të vitit të kaluar, pasi Kombet e Bashkuara konstatuan se Teherani i ka përmbushur të gjitha angazhimet e saj për frenimin e aktiviteteve bërthamore.

XS
SM
MD
LG