Ndërlidhjet

Turqia vazhdon sulmet kundër kurdëve në Siri


Turqi - foto ilustruese
Turqi - foto ilustruese

Turqia ka vazhduar për të dytën ditë me radhë sulmet kundër pozicioneve kurde në veri të Sirisë.

Forcat turke kanë nisur të shtunën të bombardojnë milicinë, e cila thuhet se ka lidhje me organizatën terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo milici, e cila ka bazën në Siri, ka refuzuar kërkesën e Turqisë që të largohet nga zonat që ka pushtuar, duke thënë se islamistët mund të rikthehen.

Sulmet turke janë një gjë e re në konfliktin tashmë kompleks të Sirisë, i cili ka futur në garë fuqitë rajonale.

Të enjten, udhëheqësit botërorë janë pajtuar që të punojnë drejt ndërprerjes së luftimeve në Siri brenda një jave.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka udhëhequr një fushatë kundër forcave të sigurisë në Turqi për dekada të tëra.

XS
SM
MD
LG