Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Dorëheqje e zëvendësprokurorit të përgjithshëm reformist


Vitaliy Kasko

Vitaliy Kasko

Zëvendësprokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Vitaliy Kasko, i njohur për qëndrimin e tij për reforma, ka paraqitur sot dorëheqje.

“Zyra e prokurorit të përgjithshëm sot është institucion i vdekur në pavarësi dhe efikasitet, së cilës më askush nuk i beson”, tha Kasko para gazetarëve sot në Kiev.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka shkruar në rrjetin Twitter se “Kasko ishte kampion i reformave në Zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Ukrainë dhe dorëheqja e tij do ta ndërprej progresin e reformave në Ukrainë”.

Më herët këtë muaj, një tjetër reformist në pozitë të lartë në Ukrainë ka dhënë dorëheqje.

Ky ishte ministri i ekonomisë, Aivaras Abromavicius, i cili theksoi se dorëheqja e tij ishte bërë nga shkaku i “përshkallëzimit të shpejtë në përpjekjet për bllokimin e reformave të rëndësishme dhe sistematike”.

XS
SM
MD
LG