Ndërlidhjet

Tre amerikanë të rrëmbyer në Irak, lirohen


Irak
Irak

Tre amerikanë, të cilët janë rrëmbyer në Bagdad muajin e kaluar, janë liruar.

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur lirimin e trye, duke falënderuar Qeverinë e Irakut për ndihmën e ofruar.

“Ne vlerësojmë ndihmën e ofruar nga Qeveria e Irakut dhe përpjekjet e saj për t’i liruar në mënyrë të sigurt këta individë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

Të tre ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dorëzuar në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad.

Ambasada ka konfirmuar në muajin janar se disa amerikanë janë zhdukur.

Autoritetet irakiane kanë thënë se tre personat në fjalë janë rrëmbyer nga një “apartament i dyshimtë” dhe nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur dyshimet se milicitë shiite kanë qëndruar prapa kidnapimit.

XS
SM
MD
LG