Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Lejohet ndihma humanitare në territoret e rrethuara


I dërguari i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura

I dërguari i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura

Kombet e Bashkuara kanë thënë se qeveria e Sirisë është pajtuar për të lejuar qasje për ndihma humanitare në 7 zona të rrethuara në këtë vend.

“Agjencitë humantare dhe partnerët po përgatisin konvoje për këto hapësira, për tu nisur sa më shpejt që është e mundshme gjatë ditëve të ardhshme”, tha mbrëmë vonë, Vanessa Huguenin, nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Damasku ka dhënë leje për konvojet humanitare, pasi i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, e vizitoi këtë vend para dy ditësh.

XS
SM
MD
LG