Ndërlidhjet

Thaçi: Ishim këtu, i pritëm, nuk erdhën


Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me mediat, tha se “kësaj radhe organizatorët e protestës janë larguar si qyqarë”, duke thënë se autoritetet ishin të gatshme të japin përgjigjen e duhur thirrjeve se “janë duke ardhur”.

"Ne ishim këtu, i pritëm, nuk erdhën", tha zoti Thaçi, duke shtuar se askush nuk mund të mendojë të rënojë rendin kushtetues të Kosovës.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zoti Thaçi, tha se ultimatumet revolucionare nuk funksionojnë.

Takimi me mediat është mbajtur me të përfunduar protesta e forcave politike në opozitë, gjatë së cilës është kërkuar dorëheqja e qeverisë së Kosovës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG