Ndërlidhjet

Dukesha e Kembrixhit shkruan për problemet e shëndetit mendor


Dukesha e Kembrixhit dhe djali i saj, princi George.

Dukesha e Kembrixhit dhe djali i saj, princi George.

Problemet e shëndetit mendor nuk duhet të shihen si tabu, ka shkruar Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, në cilësinë e mysafires, për ueb-faqen britanike Huffington Post.

Dukesha ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj, Duka i Kembrixhit, “nuk do të hezitojnë” të kërkojnë ndihmë nëse dy fëmijët e tyre kanë nevojë.

Komentet e saj kanë shënuar fillimin e serisë së shkrimeve “Mendjet e reja kanë rëndësi”.

Catherine ka thënë se turpi që rrethon shëndetin mendor duhet të zhduket.

Ajo ka thënë se së bashku me Dukën do të inkurajojnë fëmijët e tyre, princin George, 2 vjeç, dhe princeshën Charlotte, shtatëmuajshe, që të flasin për ndjenjat e tyre dhe të kërkojnë mbështetje psikiatrike nëse u duhet.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka thënë se është e lumtur që Catherine po hedh dritë mbi shëndetin mendor.

Obama ka thënë se kërkimi i ndihmës nuk duhet të shihet si “shenjë e dobësisë” por si “shenjë e forcës”.

XS
SM
MD
LG