Ndërlidhjet

Dënohen taxhikët që ngritën flamurin e IS-it në publik


Ilustrim
Ilustrim

Trembëdhjetë banorë të qytetit Norak të Taxhikistanit janë dënuar me burg për ngritjen e flamurit të grupit militant Shteti Islamik (IS) në një vend publik.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një gjykatë në Norak ka gjetur 13 persona fajtorë për thirrje publike për aktivitete ekstremiste, me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Ata janë dënuar me burgim, me kohëzgjatje midis 10 dhe 27 vjet.

Personi më i ri në grup është 21 vjeç, ndërsa më i vjetri 74.

Të dënuarit janë arrestuar në muajin gusht pasi kanë ngritur flamurin e zi në qendër të qytetit Norak.

Autoritetet taxhike thonë se rreth 500 shtetas taxhikë luftojnë së bashku me militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG