Ndërlidhjet

Kroacia arreston një të dënuar për krime lufte pas 15 vjetësh në arrati


Zagreb
Zagreb

Policia kroate ka arrestuar të premten ish-kreun e një burgu famëkeq ushtarak, të dënuar për krime lufte kundër serbëve, i cili ka qenë në arrati për 15 vjet.

Tomisllav Duiq, i cili është dënuar në mungesë në vitin 2006, me tetë vjet burgim, është arrestuar në qytetin Split, ka thënë një zëdhënës i gjykatës për mediat lokale.

Duiq ka qenë njëri nga tetë ish-policët ushtarakë, të shpallur fajtorë për vrasjen e dy civilëve serbë dhe torturimin e disa të tjerëve, që janë mbajtur në burgun Lora në Split, në vitin 1992.

Duiq ka qenë në arrati prejse janë hapur hetimet për krimin në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG