Ndërlidhjet

VV: Do ta vazhdojmë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit


Kuvendi i Kosovës, 19 shkurt 2016
Kuvendi i Kosovës, 19 shkurt 2016

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për media, e kanë quajtur antikushtetues suspendimin e deputetëve nga radhët e opozitës, si dhe arrestimin e tyre gjatë seancës të së premtes në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka theksuar se opozita do ta vazhdojë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit, deri në realizmin e synimeve.

Suspendimi i deputetëve, tërheqja zvarrë dhe arrestimi i tyre, e bën Kuvendin e Kosovës jodemokratik. Kjo Qeveri që po tenton ta shtypë opozitën, i ka ditët e numëruara në pushtet”, tha ndër të tjera Dërguti.

Ndërkohë, nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, konsideron se “brutaliteti i djeshëm mbi deputetët opozitarë ishte me urdhra politik, nga paniku që e kapur pushtetin, për shkak të kundërshtimit në rritje gjithë-popullor ndaj tij”.

Ai ka akuzuar sigurimin e Kuvendit të Kosovës për pengim të dhënies së ndihmës mjekësore deputetes Albulena Haxhiu, e cila ishte alivanosur dje pasi u përplas në tokë.

“Pjesëtarët e sigurimit e penguan për një kohë të gjatë edhe dërgimin e Haxhiut në spital. E pasi që është dërguar atje, është penguar edhe puna e mjekëve, për shkak të pranisë së shumë policëve brenda dhomës ku po trajtohej, në QKUK”, theksoi Çaushi.

XS
SM
MD
LG