Ndërlidhjet

Davutoglu: Masa të reja sigurie në Turqi pas sulmit në Ankara


Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, thotë se po zbatohen masa të reja të sigurisë në gjithë vendin, pas sulmit me makinë-bombë këtë javë në kryeqytetin Ankara, me ç’rast u vranë 28 vetë.

Zoti Davutoglu, sot po ashtu, i ka hedhur poshtë pretendimet nga grupi militant kurd TAK, që tha se ka dorë në këtë sulm me bombë.

Davutoglu theksoi se TAK e ka marrë përgjegjësinë si “zëvendësim” për ta mbrojtuar milicinë siriane kurde, të njohur si YPG.

Davutoglu tha se më tepër forca të sigurisë do të vendosen në kryeqytet dhe prania e tyre do të jetë “më tepër e dukshme”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë që është transmetuar në televizion, Davutoglu tha, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin çdo sulm ndaj Turqisë si sulm në Shtetet e Bashkuara.

Të dy shtetet janë anëtare të NATO-s.

XS
SM
MD
LG