Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Republikani Jeb Bush tërhiqet nga gara për president


Jeb Bush.

Jeb Bush.

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, ka shpallur tërheqjen nga gara republikane për president të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Bush, babai dhe vëllai i të cilit ishin presidentë amerikanë, deklaratën për tërheqje e bëri mbrëmë vonë në Karolinën Jugore, pas zgjedhjeve partiake.

Para votimeve në këtë shtet, atij në ndihmë gjatë fushatës i kishte ardhur edhe i vëllai, Geroge Bush, ish-president amerikan, dhe nëna e tij.

Por, duke pasur parasysh plasmanin e dobët në votimet në Ajova dhe Nju Hempshër dhe tash në Karolinën Jugore, ai shpalli tërheqjen nga gara.

XS
SM
MD
LG