Ndërlidhjet

Shqipëri: Nishani kërkon opinionin e Gjykatës Kushtetuese


Bujar Nishani

Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka kërkuar opinionin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me nominimin e minsitrave, lëvizje kjo që mund të shkaktoj krizë qeveritare.

Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama, e shkarkoi ministrin e financave, pastaj e nominoi ish-ministrin e ekonomisë, Arben Ahmetaj, në këtë post, ndërsa Milva Ekonomi, u nominua për postin e zotin Ahmetaj, raporton AP nga Tirana.

Çështja e konfirmimit të ministrave të rinjë është, në një masë, procedurale dhe nëse presidenti Nishani e kompleton këtë veprim deri ditën e martë.

Por, Partia Socialiste në qeveri, ka dyshime se Nishani po e zvarritë çështjen dhe kjo po ndikon në nominimet e tjera.

Bujar Nishani ishte zgjedhur president i Shqipërisë në vitin 2012 në Kuvend, nga Partia Demokratike, që atëherë ishte në qeveri. Kjo parti tash është në opizitë.

Raportohet se ai ishte problem për koalicionin qeverisës të krahut të majtë të zotit Rama, për shkak të vonesës së nominimeve të gjeneralëve ushtarakë, diplomatëve dhe gjyqtarëve të lartë.

Ermonela Felaj, anëtare e qeverisë e ngarkuar me raportet me kuvendin, ka thënë se koalicioni qeveritar mund të kërkoj shkarkim të Nishanit, nëse ndryshimet në qeveri nuk konfirmohen deri të martën. Sipas saj, kjo parashihet edhe me Kushtetutën e Shqipërisë, raporton AP.

XS
SM
MD
LG