Ndërlidhjet

Vjedhje në qendër të Cyrihut në vlerë prej një milion dollarësh


Ilustrim

Ilustrim

Policia zvicerane ka njoftuar se tre vetë e kanë plaçkitur një argjentari në qendër të Cyrihut, me ç’rast janë plaçikur stoli dhe para të gatshme në vlerë prej një milioni dollarësh.

Mëtutje, në kumtesën e mbrëmshe, policia tha se këta persona kishin hyrë në sallonin, Harry Hofmann, në mesditë dhe u ishin kërcënuar dy shitësve me armë.

Ata pastaj morën stoli, gurë të çmueshëm dhe para të gatshme dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Dy shitësit nuk janë lënduar.

Policia tha se dy prej plaçkitësve kishin folur një gjuhë jo të rregullt gjermane, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG