Ndërlidhjet

logo-print

VMRO DPMNE nuk pajtohet me qëndrimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski

Partia maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE, e kryesuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, përmes një komunikate për mediat ka theksuar se nuk pajtohet me qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së sa i përket vlerësimit për mbajtjen e zgjedhjeve.

VMRO DOMNE konsideron se ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, të lira dhe në një frymë demokratike, përderisa, sipas kësaj partie, BE dhe SHBA nuk kanë paraqitur argumente kredibile se vendi nuk është i përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas kësaj partie, vendimi i bashkësisë ndërkombëtare paraqet vendim politik.

“Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së nuk kanë prezantuar asnjë problem serioz dhe argument të besueshëm se Maqedonia nuk është e gatshme për zgjedhje, dhe se me këtë bëhet e qartë se bëhet fjalë për vlerësim me bazë politike dhe jo në fakte”, theksohet në reagimin me shkrim të VMRO DPMNE-së, ndaj qëndrimit të BE-së dhe SHBA-së se në Maqedoni nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

Gjendja e tillë, sipas partisë në pushtet, mund ta fusë vendin në probleme të reja, dhe në vend të daljes nga kriza mund të kontribuojë në thellimin e saj, e që është në kundërshtim nga ajo që presin qytetarët nga aktorët politik në vend dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

VMRO DPMNE konsideron se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë iu shmanget zgjedhjeve dhe dëshiron të thellojë krizën politike.

Ndërkaq, lideri i partisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp, është shprehur i prerë se zgjedhje korrekte nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë më 24 prill.

Zoran Zaevtha se nuk do të lejohen skenarë për mbrojtjen e kriminalitetit dhe korrupsionit.

“Maqedoninë askush s’mund ta mbajë peng. Zgjedhjet duhet të jenë pa votues fantom. Në zgjedhje duhet të vendosin qytetarët, e jo mafia”, ka thënë Zaev.

XS
SM
MD
LG