Ndërlidhjet

logo-print

Të paktën 13 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar afgan ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës, që kishte në shënjestër një komandant policor, ka vrarë të paktën 13 njerëz në provincën Parwan.

Shefi i policisë rajonale, gjenerali Zaman Mamozai tha se sulmi ndodhi të hënën, në afërsi të një klinike dhe një tregu, rreth 60 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, Kabul.

Ai tha se në mesin e të vrarëve janë nëntë civilë dhe katër zyrtarë të policisë.

Edhe 19 njerëz të tjerë janë lënduar, përfshirë komandantin policor, i cili ishte në shënjestër të sulmit.

Militantët talibanë, të cilët i kanë rritur sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë vitit të fundit, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka raportuar më herët këtë muaj se shumica prej 11 mijë civilëve të vrarë dhe plagosur gjatë vitit 2015 në vend, ishin viktima të sulmeve të militantëve.

XS
SM
MD
LG