Ndërlidhjet

Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Francës për vizitë në Ukrainë


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk (në mes), ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (djathtas) dhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, në Kiev.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk (në mes), ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (djathtas) dhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, në Kiev.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës kanë arritur në Kiev për një vizitë që synon të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për udhëheqjen e Ukrainës.

Vizita nga Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Ayrault vjen pasi koalicioni pro-perëndimor i Ukrainës ka humbur shumicën në parlament javën e kaluar, duke shkaktuar frikë për paqëndrueshmëri politike.

Në një editorial të përbashkët të publikuar të hënën, Steinmeier dhe Ayrault kanë lavdëruar Ukrainën për reformat e deritashme, por po ashtu i kanë bërë thirrje Kievit për më shumë përparim në luftën kundër korrupsionit.

Të dy ata kanë shkruar se reformat janë aq të rëndësishme saqë “të gjitha forcat politike dhe ekonomike në vend” duhet të marrin pjesë në to.

Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Minskut për Paqe, të nënshkruar një vit më parë.

Marrëveshja u ka dhënë fund armiqësive të mëdha në lindje të Ukrainës dhe ka instaluar një armëpushim të brishtë.

Mbi 9,100 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin midis forcave pro-qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, gjatë dy vjetëve luftime.

XS
SM
MD
LG