Ndërlidhjet

logo-print

Obama prezantoi planin për qendrën ushtarake të Guantanamos


Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë prezantimit të planit për Guantanamon, më 23 shkurt 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë prezantimit të planit për Guantanamon, më 23 shkurt 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se qendra ushtarake e paraburgimit në Guantanamo Bay, në Kubë, e “dëmton” sigurinë kombëtare të vendit, se është në “kundërshtim” me vlerat amerikane dhe se e njollos imazhin e Amerikës kudo.

Këto komente Obama i bëri të martën, gjatë prezantimit të një plani për mbylljen e kësaj qendre.

Ai tha se qendra e paraburgimit është kundër produktive në luftën kundër terrorizmit, sepse përdoret si propagandë për të rekrutuar terroristë dhe gjithashtu shteron burimet ushtarake.

Obama tha se 35 të burgosur do të transferohen nga Guantanamo për në vendet e tjera dhe se Shtetet e Bashkuara do t’i përshpejtojnë inspektimet e të burgosurve të tjerë, për të parë nëse edhe ata mund të transferohen gjithashtu.

Plani, i cili ka hasur në kundërshtime të ashpra në Kongres, bën thirrje për transferimin e të burgosurve aktual në Shtetet e Bashkuara dhe kërkon rreth 475 milionë dollarë shpenzime në ndërtim, që në fund do të mund të kompensoheshin deri në 190 milionë dollarë çdo vit, nga kursimet e kostos operative.

XS
SM
MD
LG