Ndërlidhjet

Këngëtarja britanike Adele ka fituar katër çmime Brit.

“Të kthehesh pas një kohe të gjatë dhe të pranohesh aq ngrohtësisht, do të thotë shumë”, ka thënë Adele, e cila ka fituar çmimin e artistes më të mirë solo, albumit më të mirë, këngës më të mirë dhe atë të suksesit global.

Çmimet Brit i ndan industria muzikore e Britanisë dhe ato janë ekuivalente me çmimet Grammy në Shtetet e Bashkuara.

Adele ka publikuar albumin e ri “25”, nëntorin e kaluar, pas katër vjetësh pauzë.

XS
SM
MD
LG