Ndërlidhjet

OKB dokumenton vrasje dhe tortura në Libi


Libi - foto arkivi
Libi - foto arkivi

Vrasje dhe tortura janë kryer nga të gjitha palët luftuese në Libi, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, shkeljet e të drejtave të njeriut, të kryera nga grupet e armatosura që luftojnë për kontrollin e shtetit, mund të llogariten si krime lufte.

Viktimat përfshijnë të burgosur, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Dhjetëra njerëz janë torturuar dhe vrarë, thuhet në raport.

Libia, e ndarë që nga rënia e sunduesit veteran, Muammar Gaddafi, më 2011, tani ka parlamente rivale, të mbështetura nga milicitë.

Ekzistojnë qindra grupe të ndryshme të armatosura në Libi dhe kaosi i ka mundësuar grupit militant Shteti Islamik që të fitojë terren atje.

XS
SM
MD
LG