Ndërlidhjet

SHBA: Femrat shtatzëna të mos marrin pjesë në Olimpiadën në Brazil


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara i kanë këshilluar femrat shtatzëna që të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Rio –de-Zhanejro në Brazil, për shkak të përhapjes së gjërë të virusit Zika, për të cilin ka dyshime se shkakton lindje të fëmijëve me deformitete.

Ky virus në Brazil është ndërlidhur me më se 4 mijë raste të mikrocefalisë, një sëmundje e rrallë që shkakton kokë jonormale të vogël te fëmijët dhe mund të çoj në probleme zhvillimore.

Ky rekomandim nga Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara u bë mbrëmë vonë, pasi u raportua se nëntë femra shtatzëna në Shtetet e Bashkuara ishininfektuar me virusin Zika, gjatë udhëtimeve.

Këshilla e Shteteve të Bashkuara ka të bëjë me Lojërat Olimpike në gusht dhe ato Paralimpike në muajin shtator, që po ashtu, zhvillohen në Rio-de-Zhanejro.

XS
SM
MD
LG