Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov dhe Kerry diskutuan për planin e armëpushimit në Siri


Arkiv - John Kerry, në të djathtë, dhe Sergei Lavrov, gjatë një konference të përbashkët më 12 shkurt 2016

Arkiv - John Kerry, në të djathtë, dhe Sergei Lavrov, gjatë një konference të përbashkët më 12 shkurt 2016

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kanë diskutuar të dielën, përmes telefonit, rreth një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet ushtrive të të dyja vendeve, lidhur me planin e armëpushimit në Siri, njoftoi të hënën Minsitria e Jashtme ruse.

Biseda ishte realizuar me iniciativën e palës ruse, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lavrov dhe Kerry gjithashtu kanë diskutuar për koordinimin e qasjeve të tyre, lidhur me një draft të një rezolute që synohet nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara, thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG