Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 20 vetë të vrarë


Pamje pas sulmit të djeshëm në Bagdad, nga i cili u vranë së paku 73 vetë
Pamje pas sulmit të djeshëm në Bagdad, nga i cili u vranë së paku 73 vetë

Nga një sulm vetëvrasës gjatë një ceremonie të varrimit të shiitëve myslimanë në provincën Dijala në Irak, janë vrarë së paku 20 vetë dhe plagosur më tepër se 40 të tjerë.

Zyrtarët thanë se sulmi i sotëm ka ndodhur në Mukadijah, 80 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bagdad.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm vetëvrasës.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për një sulm të djeshëm me bomba në lagjen shiite, Sadr City në Bagdad, me ç’rast u vranë 73 vetë dhe më se 110 të tjerë u plagosën.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që “të bëjnë përpjekje të mëtejshme për parandalimin e terroristëve nga ndërmarrja e krimeve të tyre kundër civilëve të pafajshëm”.

XS
SM
MD
LG