Ndërlidhjet

Shkencëtarët gjejnë lidhjen mes virusit Zika dhe një sindromi të rrallë


Një baba në Brazil, me vajzën e tij, të infektuar nga virusi Zika
Një baba në Brazil, me vajzën e tij, të infektuar nga virusi Zika

Shkencëtarët francezë thonë se kanë vërtetuar një lidhje ndërmjet virusit Zika dhe një sëmundjeje serioze të nervave, të njohur si Sindromi Guillain-Barre.

Ky sindrom i rrallë bën që sistemi imunitar i trupit t’i sulmojë pjesët e sistemit nervor, duke shkaktuar paralizë të përkohshme, dhe në 5 për qind të rasteve, edhe vdekjen.

Zakonisht shfaqet disa ditë pas ekspozimit ndaj ndonjë virusi, bakterie apo paraziti.

Studimi francez, i publikuar të hënën, në revistën online “Lancet”, analizon të dhënat nga shpërthimi i virusit Zika në Polinezinë Franceze, gjatë viteve 2013 dhe 2014.

Studiuesit e kanë llogaritur rrezikun e zhvillimit të Guillain-Barre në 2.4, në çdo 10 mijë njerëz të infektuar me Zika.

Zika, e cila gjithashtu ka shfaqur edhe disa defekte gjatë lindjes, tani po përhapet me të madhe në Amerikën Latine.

XS
SM
MD
LG