Parlamenti i Birmanisë ka lëvizur për një javë afatin përfundimtar për nominimin e presidentit të ardhshëm të vendit, duke e çuar vendin një hap më afër tranzicionit historik.
Afati përfundimtar, i cili ishte vendosur për sot, nënkupton që dhoma e ulët dhe e lartë e parlamentit dhe blloku ushtarak, që mbanë 25 për qind të ulëseve, do t’i nominojë kandidatët presidencialë deri më 10 mars. Afati fillestar ishte 17 marsi.
Presidenti i ri është e sigurt që do të vijë nga partia e Aung San Suu Kyi, Liga Kombëtare për Demokraci.
Pas fitores në zgjedhjet e nëntorit, kjo parti mban shumicën e ulëseve në dy dhomat e parlamentit, kështu që ka të drejtë t’i nominojë dy kandidatë.
Suu Kyi nuk mund të jetë presidente, sepse kushtetuta e përjashton çdokend që ka një bashkëshort ose fëmijë të një nacionaliteti tjetër, që ta drejtojë këtë post ekzekutiv.
Dy djemtë e Suu Kyi janë britanikë, e po ashtu edhe bashkëshorti i saj i ndjerë. Ajo ende nuk e ka bërë të ditur se kend do ta nominojë si kandidat nga partia e saj, por më herët kishte thënë se presidenti do të veprojë në të ardhmen si përfaqësuesi i saj, duke i çuar përpara vendimet e saj.