Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 60 republikanë me ndikim e kundërshtojnë Trumpin


Donald Trump

Donald Trump

Gjashtëdhjetë veteranë republikanë të politikës së jashtme kanë shprehur përkushtim për ta kundërshtuar kandidatin presidencial, Donald Trump, duke thënë se propozimet e tij do ta dëmtojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Në letrën në një faqe në Internet (War on the Rocks) të postuar sot, këta anëtarë me ndikim në Partinë Republikane, përfshirë ish-presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick, dhe ish-sekretarin e brendshëm të sigurisë, Michael Chertoff, i kanë hedhur poshtë deklaratat kundër myslimanëve të zotit Trump dhe kërkesën e tij që Meksika ta financoj ndërtimin e murit në kufirin me Shtetet e Bashkuara. Këto janë vetëm dy prej qëndrimeve, që vlerësohen si kundërthënëse, që i ka paraqitur Donald Trump.

Kjo letër u publikua një ditë pasi zoti Trump arriti fitore të madhe për sigurimin e nominimit republikan për zgjedhjet presidenciale, meqë fitoi në 7 prej 12 shteteve në të ashtuquajturën Super e Martë.

Por, në mesin e atyre që nuk e kanë nënshkruar këtë letër janë ish-sekretarët amerikanë të shtetit, Condoleeza Rice, dhe Colin Powell, dhe ish-këshilltari për siguri kombëtare, Stephen Hadley.

XS
SM
MD
LG