Ndërlidhjet

I digjet vetura deputetit të LDK-së, Ismet Beqiri 


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, është djegur një veturë e cila pretendohet të jetë e shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë rastin, por duke mos dhënë detaje të tjera.

"Rreth orës 4:38 policia ka marrë një informatë se në rrugën Sylejman Vokshi është djegur një veturë e tipit "Pasat" me ngjyrë të zezë, me targa RKS", tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Djegien e veturës, e ka konfirmuar edhe vetë Ismet Beqiri.

Javë më parë u dogj edhe vetura e bashkëshortes së ministrit Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi, si dhe vetura e bashkëshortes së zëvendësministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj.

Deri më tani, autoritetet përgjegjëse nuk kanë arritur të zbulojnë akterët e këtyre rasteve. (f.m)

XS
SM
MD
LG