Ndërlidhjet

Sharapova nuk i kalon testet e drogës


Maria Sharapova
Maria Sharapova

Ylli i tenisit, Maria Sharapova, ka zbuluar se nuk i ka kaluar testet e drogës në turneun Australian Open.

Sharapova, 28 vjeçe, ka dalë pozitive ndaj meldoniumit, një substancë që ajo ka marrë qysh në vitin 2006 për çështje shëndetësore.

Sharapova, pesë herë kampione e Grand Slam-it, do të pezullohet përkohësisht, nisur nga data 12 mars, ka bërë të ditur Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Kompania e veshjeve sportive, Nike, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet me sportisten derisa të kryhen hetimet.

“Kam bërë gabim të madh. Marr përgjegjësinë e plotë”, ka thënë Sharapova, e cila ka fituar titullin e Wimbledon-it si 17-vjeçare, në vitin 2004.

Sharapova, ruse që jeton në Florida, është gruaja më e paguar në sport.

XS
SM
MD
LG