Ndërlidhjet

Pakistan: Pas pesë vitesh në rrëmbim, agjentët e çliruan një person


Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Pakistanit në kryeqytetin Islambad
Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Pakistanit në kryeqytetin Islambad

Djali i një guvernatori të vrarë pakistanez është çliruar sot nga agjentët e Pakistanit, pothuajse pesë vite pasi ishte rrëmbyer nga militantët në qytetin lindor Lahore.

Zëdhënësi i qeverisë së Pakistanit, Anwarul Haq Kakar, tha se agjentët e inteligjencës, policia kundër terrorit dhe forcat paraushtarake, e ndërmorën një aksion për shpëtim në provincën Baloçistan.

Personi Shahbaz Taseer ishte rrëmbyer në gusht të vitit 2011, tetë muaj pas vrasjes së babait të tij, guvernatorit sekular, Salman Taseer.

Salman Taseer ishte vrarë në Islamabad nga truproja e tij, me pikëpamje konservatore islamike.

Raportohet se guvernatori Taseer ishte figurë e njohur publike, që ishte angazhuar për reforma të legjislacionit të blasfemisë në Pakistan.

Vrasësi i guvernatorit Taseer, Mumtaz Qadri, është ekzekutuar me varje më 29 shkurt në një burg në qytetin Ravalpindi.

Ekzekutimi i tij ka shkaktuar protesta në disa qytete pakistaneze nga islamistët konservatorë, të cilët vrasjen e guvernatorit Taseer e shohin si të arsyeshme.

XS
SM
MD
LG