Ndërlidhjet

PE: Kërkohen sanksione ndaj Putinit lidhur me Savchenkon


Pamje gjatë votimit në një seancë të Parlamentit Evropian
Pamje gjatë votimit në një seancë të Parlamentit Evropian

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të imponoj sanksione personale kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe 28 individëve të tjerë për shkak të trajtimit “ilegal” të pilotes ukrainase, Nadia Savchenko.

Në letrën dërguar sot, me 57 nënshkrime të anëtarëve të Parlamentit Evropian, emërohen individët rusë dhe separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, të akuzuar se janë “përgjegjës për vendimin politik për rrëmbimin” e Savchenkos, për “transportin e saj në territorin rus, burgosjen e saj të paligjshme dhe fabrikimin e akuzave kundër saj”.

Pos Putinit, në letër bëhet thirrje që në listën e zezë të përfshihet edhe drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, shefi i Komitetit të jashtëm të Dumës shtetërore ruse, Aleksei Pushkov, pastaj hetuesit e lartë në Rusi dhe lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotnitsky.

Në letër theksohet se në sanksionet personale kundër Putinit dhe të tjerëve duhet të përfshihen ndalesa e vizës për në BE, ngrirja e aseteve dhe konfiskimi i gjithë pasurisë brenda territorit të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG