Ndërlidhjet

Sllovenia nuk pranon më migrantë


Kufiri Slloveni - Kroaci, 9 mars, 2016
Kufiri Slloveni - Kroaci, 9 mars, 2016

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë sot se Sllovenia ka mbyllur tërësisht kufirin e saj me Kroacinë, për migrantët që nuk kanë viza të ligjshme për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe se nuk do të pranojë më transport të organizuar për bartjen e refugjatëve.

Cerar tha se vendimi për të mbyllur kufirin pason samitin e së hënës të BE-së, gjatë të cilit është arritur pajtueshmëria “për të ndalur migrimin e parregullt” drejt Evropës qendrore.

Rreth 478,000 refugjatë dhe migrant kanë kaluar përmes Sllovenisë, kryesisht me tren, që nga mesi i tetotir të vitit të kaluar.

Sllovenia u shndërrua në vend tranzitor pasi Hungaria ndërtoi mur me tela gjemborë përreth kufirit të saj për të penguar fluksin e migrantëve.

Policia sllovene tha se asnjë migrant nuk ka hyrë në territorin slloven në katër ditët e fundit. Mijëra refugjatë mbeten të ngujuar në anën greke të kufirit me Maqedoninë.

XS
SM
MD
LG