Ndërlidhjet

Ndryshimet e Gjykatës së Lartë Polake janë antikushtetuese


Kryetari i Tribunalit Kushtetues, Andrzej Rzeplinski, duke e dhënë verdiktin në Varshavë, më 9 mars 2016
Kryetari i Tribunalit Kushtetues, Andrzej Rzeplinski, duke e dhënë verdiktin në Varshavë, më 9 mars 2016

Tribunali Kushtetues i Polonisë ka marrë vendim se një varg ligjesh që e rregullojnë gjykatën janë antikushtetuese.

Gjykata vendosi sot se shumë nga ligjet që janë miratuar vitin e kaluar, të cilat e ndryshuan mënyrën e funksionimit të gjykatës, e shkelin Kushtetutën e Polonisë.

Kritikët thonë se ndryshimet e kanë paralizuar gjykatën, duke ndikuar në zbehjen e fuqisë së saj.

Kriza ligjore e ka ndërruar politikën në vend dhe ka sjellë dënime të ashpra nga autoritetet amerikane dhe evropiane.

XS
SM
MD
LG