Ndërlidhjet

Tre vjet burgim për kosovarin që iu bashkua ISIS-it


Ilustrim

Ilustrim

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënimin prej tre vjetësh burgim për shtetasin kosovar, F.B., pasi i njëjti është shpallir fajtor sepse më 17 shkurt, 2015, i është bashkuar organizatës terroriste ISIS.

"Duke iu bashkuar kësaj organizate, i akuzuari ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës", thuhet në njoftimin e gjykatës.

I akuzuari ka pranuar fajësinë.

Ai do të shërbejë dënimin pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa nga sot masa e paraburgimit i ndërpritet.

Mbrojtja gëzon të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

XS
SM
MD
LG