Ndërlidhjet

Qeveria e Sirisë thotë se merr pjesë në bisedimet në Gjenevë


Ministri i jashtëm i Sirisë Walid al-Moallem
Ministri i jashtëm i Sirisë Walid al-Moallem

Qeveria e Sirisë ka shpallur se do ta dërgoj delegacionin e vet në Gjenevë të Zvicrës, për të marrë pjesë në bisedimet indirekte paqësore me opozitën, që sponzorizohen nga Kombet e Bashkuara.

Ministri i jashtëm i Sirisë, Walid al-Moallem, u tha sot reporterëve në Damask, se ekipi i qeverisë do të niset nesër për në Gjenevë, por atje nuk do të qëndroj më tepër se 24 orë, nëse opozita nuk merr pjesë.

Bisedimet planifikohet të fillojnë më 14 mars.

Rundi i fundit i bisedimeve indirekte për paqe ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës, u shkatërrua më 3 shkurt, për shkak të ofensivës së qeverisë në Alepo, që mbështetej nga Rusia.

Rundi i ri i negociatave po bëhet në periudhën e marrëveshjes për ndaljen e armiqësive, që kryesisht është respektuar.

XS
SM
MD
LG