Ndërlidhjet

Votohet edhe në pesë shtete të tjera amerikane


Hillary Clinton, njëra nga kandidatët e demokratëve për garën presidenciale të zgjedhjeve të nëntorit në SHBA

Hillary Clinton, njëra nga kandidatët e demokratëve për garën presidenciale të zgjedhjeve të nëntorit në SHBA

Shtetet amerikane, Illinois, Florida, Missouri, Ohio dhe Karolina e Veriut po i mbajnë sot zgjedhjet e kandidatëve, për garën presidenciale të muajit nëntor.

Kandidatja favorite nga ana e demokratëve, Hillary Clinton shpreson që ta shmangë një sfidë nga senatori i Vermontit, Bernie Sanders.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit ka gjithsej 1,235 delegatë, më shumë se gjysma e numrit që nevojitet për ta fituar nominimin, përderisa Sanders ka 580.

Donald Trump është favorit për ta fituar nominimin për president nga ana e Republikanëve, por ai ka hasur në një kundërshti të fortë nga partia e tij.

Më herët sot, miliarderi amerikan siguroi të gjithë nga nëntë delegatët e Ishujve Veriorë Mariana, pjesë e Komonuelthit të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG