Ndërlidhjet

Ndëshkohen ushtarët amerikanë që sulmuan spitalin në Afganistan


Kunduz, Afganistan. Tetor, 2015.
Kunduz, Afganistan. Tetor, 2015.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndëshkuar mbi dhjetë shërbyes të saj për shkak të një sulmi në Afgansitan, vitin e kaluar.

Sulmi ka goditur mbi një spital të Mjekëve pa Kufij, duke vrarë 42 veta.

Pentagoni ka pranuar se spitali ka qenë gabimisht në shënjestër, por ka thënë se askush nga personeli nuk do të përballet me akuza penale.

Agjencia Associated Press ka raportuar se sanksionet, të cilat nuk janë bërë publike, janë kryesisht administrative.

Disa prej ushtarëve kanë marrë qortime formale, ndërsa të tjerët janë pezulluar nga puna.

Incidenti ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe ka bërë që organizata bamirëse franceze Mjekët pa Kufij të mbyllë përgjithmonë spitalin në qytetin Kunduz.

XS
SM
MD
LG