Ndërlidhjet

Belgjikë: Ministri i imigrimit e konfirmon arrestimin e Abdeslamit


Policia speciale e Belgjikës gjatë një aksioni të mëparshëm në Bruksel
Policia speciale e Belgjikës gjatë një aksioni të mëparshëm në Bruksel

Ministri i imigracionit i Belgjikës, Theo Francken, sot e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit kryesor për sulmin në Paris, Salah Abdeslam.

Nga ky sulm më 13 nëntor të vitit të kaluar janë vrarë 130 vetë.

“Ne e kemi atë”, tha Francken në rrjetin Twitter.

Më parë edhe policia e Francës e ka shpallur arrestimin e të dyshuarit, Salah Abdeslam, në lagjen Molenbek në Bruksel.

I dyshuari 26 vjeçar, kishte jetuar në Molenbek, para sulmit në Paris.

Salah Abdeslam, shtetas i Francës i lindur në Belgjikë, besohet se ka luajtur rol kryesor logjistik në sulmet në Paris, për të cilat përgjegjësinë e pat marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG