Ndërlidhjet

Abdeslam kishte dashur ta hidhte vetën në erë në stadium


Stadiumi "Stade de France" në Paris, 13 nëntor 2015

Stadiumi "Stade de France" në Paris, 13 nëntor 2015

I dyshuari kryesor i sulmeve terroriste të vitit të kaluar në Paris ka thënë se ai kishte planifikuar ta hidhte vetën në erë në një stadium sporti, por kishte ndërruar mendje.

Salah Abdeslam e pranoi këtë gjë para hetuesve belgë, të shtunën, një ditë pasi ai u kap gjatë një bastisjeje të policisë në Bruksel, duke i dhënë fund kërkimit katër mujor të tij.

“Ai kishte në plan ta hidhte vetën në erë në ‘Stade de France’ dhe...ishte tërhequr”, tha hetuesi kryesor i rastit, Francois Molins, duke e cituar deklaratën e Abdeslamit, të cilën e kishte dhënë në Bruksel, para se të transferohej në një burg të sigurisë së lartë në Bruges.

Sulmet me bomba dhe me armë në stadium, bare dhe në një sallë koncerti lanë të vrarë 130 njerëz në Paris, duke shënuar sulmin më vdekjeprurës në Evropë që nga viti 2004.

XS
SM
MD
LG