Ndërlidhjet

Gazetarët e Kosovës - nesër në protestë


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të protestoj në shenjë kundërshtimi ndaj, siç thotë, kërcënimit që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka bërë gazetarit të portalit Insajder, Vehbi Kajtazi.

Shkëlqim Hysenaj nga AGK, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gjatë ditës së nesërme janë të ftuar të gjithë gazetarët që të marrin pjesë në një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Veprimi i kryeministrit Mustafa është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të duhej që në asnjë formë të tolerohet si situatë. Protesta ka si kërkesë kërkim faljen e kryeministrit për këtë veprim të tij që e tejkalon çdo limit, pasi kur fyerja vjen nga një autoritet i lartë, siç është kryeministri, nuk mund të pritet përmirësimi i situatës sa i përket lirisë së medieve në vend”, ka thënë Hysenaj.

Hysenaj, ka shtuar, se kryeministri i një vendi duhet të jetë përkrahësi më i madh i krijimit të hapësirës së nevojshme për gazetarët, duke ndikuar në krijimin e sigurisë dhe duke ndikuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë.

Por, siç shton ai, në Kosovë, po dëshmohet se po ndodhë e kundërta.

XS
SM
MD
LG