Ndërlidhjet

Paralajmërohet destabilizimi potencial i Krimesë


Rajoni i aneksuar i Krimesë (©Shutterstock)

Rajoni i aneksuar i Krimesë (©Shutterstock)

Kryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka thënë se nacionalizimi në Ukrainë dhe presioni ekonomik mund të destabilizojnë situatën e sigurisë në Gadishullin e Krimesë, i cili është aneksuar nga Rusia dy vjet më parë.

“Kjo lidhet kryesisht me sfidat politike dhe presionin ekonomik nga kundërshtarët tanë perëndimorë", ka thënë Patrushev teksa ka qëndruar në qytetin Jalta të Krimesë.

Patrushev ka thënë se Kievi mund të destabilizojë Krimenë, duke përdorur “faktorin nacionalist”.

Ai ka shtuar se ekstremistë, nacionalistë dhe grupe paramilitare janë duke u formuar në tokën ukrainase, pranë Krimesë.

Javën e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, ka përshëndetur sekuestrimin e Krimesë, duke e cilësuar atë si moment të shumëpritur të “drejtësisë historike”.

Aneksimi i Krimesë ka nisur përmes një referendumi, në mars të vitit 2014, i cili është parë gjerësisht si jolegjitim, dhe ka pasuar me marrjen ushtarake të rajonit.

XS
SM
MD
LG